Emisioni i Arbanës ndërron orar transmetimi, e shtuna i rezervohet Ledionit!

By

Është përfolur gjerë e gjatë në media një rritje e fuqisë së Ledion Liços në ekranin e Top Channel pas lidhjes së tij me njërën nga trashëgimtaret Hoxha.

Në suazat e thashethemeve në media, u tha se ky favorizim ka ndikuar që shumë figura të tjera të dashura të ekranit të eklipsohen.

Më e përfolura ishte Arbana Osmani që pasi nuk do t’i kthehet Big Brother, duket se shkaku i programeve të drejtuara nga Ledioni nuk do e gëzojë as fashën e transmetimit të emisionit të saj të ri siç e kishte nisur në fillim

Të premten me 8 Janar, nis edicioni 5-të i spektaklit të talentëve ‘The Voice’ që të paktën gjatë fazës së parë do transmetohet edhe përgjatë të Shtunave.

Kjo nënkupton që ‘Në një javë’ i Arbanës do zhvendoset për t’u transmetuar në një tjetër ditë, praktikë kjo aspak e preferuar në media dhe që ndodh kryesisht në situata të paparamenduara.

Duke pasur parasysh se skemat programore kryesisht koordinohen mirë paraprakisht për muaj të tërë në vijim, është interesante se si ndodh një spostim i tillë. E vërteta e këtyre lëvizjeve, mbetet të dëshmohet nga koha! /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm