Emina në hall me ndjekësit: Të njëjtit edhe e shajnë edhe e lëvdojnë! (FOTO)

By

Ajo kalon kohë të gjatë në rrjete sociale, është edhe aktive e edhe interaktive me ndjekësit e saj.

Modelja Emina Çunmulaj, është tejet aktive në Instagram dhe gjithnjë lexon dhe u përgjigjet mesazheve që i shkojnë në adresë.

Meqë ajo çdo ditë ka një histori të bujshme fotografish e videosh në Instastory, me siguri se merr edhe kritika e edhe lëvdata.

Por kësaj here ka rënë në hall me dikë që edhe e shau e edhe e lëvdoi dhe është po i njëjtin person.

Emina ka publikuar në Instagram një imazh me mesazhet në të cilat një ndjekës i saj fillimisht e kishte ofenduar, e më pas e kishte komplimentuar për thjeshtësinë që ka pasi kishte treguar se po hante kos dhe bollë me miell misri. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm