Emina Çunmulaj promovon gjidhënien, publikon fotografitë personale

By

Modelja e famshme shqiptare Emina Çunmulaj, është nënë e dy vajzave ndërsa vajza e saj e vogël Mia, sapo u bë një vjece.

Çunmulaj që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e festoi ditëlindjen e vajzës së saj duke organizuar një festë përrallore, ndërsa tani, ajo ka lansuar një seri imazhesh të momenteve kur Mia erdhi në jetë.

Madje ajo ka publikuar një video në Instagram, ku shihet duke e ushqyer me gji vajzën e saj dhe promovon gjidhënien, meqë Eminën e ndjekin shumë nëna në Instagram.

Për momentin ajo tërë energjitë ia ka dedikuar familjes së saj, meqë po kujdeset maksimalisht për vajzat. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm