E “lagur” si Elvana ! (FOTO)

By

Elvana Gjata, vazhdon të mbetet një ndër emrat më të famshëm të skenës muzikore shqiptare.

Përveq bukurisë dhe sensualitetit të saj, ajo poashtu është e njohur  për zërin dhe këngët hite, të cilat vazhdojnë të dëgjohen ndër vite.

Mirëpo, përkundër kësaj, Elvana nuk ka pasur verë fare aktive, duke anuluar të gjitha koncertet e saj. Këngëtarja asnjëherë nuk ka dalë me një prononcim për të treguar arsyen e gjithë kësaj.

Të njejtën gjë nuk mund të themi edhe për aktivitetin e këngëtares nëpër rrjete sociale. Ajo së fundmi ka postuar dy fotografi në llogarinë personale në Instagram me një pamje të flokëve të lagura natyrale, sikur t’a ketë lagur shiu, ku padyshim duket për mrekulli.

Projekti i fundit i saj muzikor ishte kënga “Njësoj”, e cila ka pasur sukses të jashtëzakonshëm, ndërsa së shpejti do të kemi mundësi të shohim edhe këngën e re të Elvanës e cila vjen si bashkëpunim me artistët nga Kosova, Capital T dhe 2PO2 raporton prive.al.

elvanagjata

Artikuj të ngjashëm