Elvana ndryshon look!

By

Këngëtarja Elvana Gjata tash e shumë vite është një trend-maker kur është fjala tek dukja, në estradën shqiptare.

Ajo shpeshherë iu ka paraprirë trendeve duke freskuar pamjen e saj relativisht shpesh.

E ndryshimi i radhës i Elvanës nuk ka të bëj me ndryshime të imëta si ndërrimi i ngjyrës së flokëve respektivisht shndërrimi nga bjonde në brune apo anasjelltas.

Këngëtarja e hitit ‘Love me’ tashmë ka vendosur t’i japë një pamje krejtësisht tjetër vetës së saj.

Në një prej videove të postuara në rrjete sociale, Elvana shihet me flokë me volum krejtësisht kaçurela.

Edhe ky ndryshim është mirëpritur nga fansat e shumtë që bukuroshen e kanë komplimentuar në rrjete sociale.

Edhe një herë, Elvana ia qëlloi me pamjen e saj. Në radhë, të tjera për t’u bërë #siElvana. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm