Elvana Gjata zotohet: Mbrëmje madhështore në Prishtinë

By

Ka zgjedhur një vend gjigant për të mbajtur koncertin e saj të parë publik në Kosovë. Këngëtarja e famshme shqiptare, Elvana Gjata, do të mbajë koncert në Prishtinë muajin që vjen.

Këtë lajm të shumë pritur nga fansat e saj në Kosovë, këngëtarja e ka dhënë përmes një postimi në Instagram, ku tregon se gjithçka është gati për koncertin e saj në qendër të kryeqytetit.

Data është 15 korriku, ndërsa koncerti do të mbahet përballë Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, kurse ajo, është zotuar që koncerti i saj do jetë diçka e madhe.

“Do jetë një mbrëmje e paharrueshme ndaj eja ta kalojmë bashkë. 14 korrik, parku i Bibliotekës Kombëtare”, ka shkruar në Instagram këngëtarja. /Prive.al

https://www.instagram.com/p/BkcoJGAHZDW/?taken-by=elvanagjataaaa

Artikuj të ngjashëm