Elvana Gjata, sonte në intervistë ekskluzive me Alaudin Hamitin

By

Ashtu siç është bërë e ditur nëpër portale tash e disa ditë, Elvana Gjata sonte rikthehet në skenë pas disa muajsh.

Përvjetori i 11-të i Pavarësisë së Kosovës u bë shkas që këngëtarja të performojë në një event në amfiteatrin e Klan Kosova që organizohet nën patronazhin e bashkëshortes së Kryeministrit, zonjës Anita Haradinaj.

E paraprakisht, do jetë Alaudin Hamiti ai që në ekranin e Klan Kosovës do të na sjellë Elvana Gjatën në një intervistë ekskluzive në mbrëmje.

Detaje mbi rikthimin, emocionet para koncertit e shumëçka tjetër do shpalosen nga Elvana në intervistën e parë televizive pas disa muajsh.

Detajet mbi orën e transmetimit do t’ua themi të parët përmes llogarive tona në rrjete sociale (prive.al në Instagram dhe Prive – Klan Kosova në Facebook).

Artikuj të ngjashëm