Elvana Gjata në tjetër nivel, zbarkon në Tiranë me aeroplan privat (FOTO)

By

Po shndërrohet në një ‘celebrity’ të vërtetë. Dhe jo vetëm sa u përket veshjeve e ekipeve që punojnë për dukjen e saj deri në perfeksion, por edhe me stilin luksoz të jetës që ka filluar të bëjë këtë vitin e fundit.

Këngëtarja Elvana Gjata u zhvendos për pak kohë në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara në përpjekje për të ndërtuar një karrierë ndërkombëtare.

Por si çdo shqiptar në botë, ia ka ëndja që pushimet t’i kalojë në vendin e saj, Shqipërinë.

U pa në Mykonos të Greqisë, ndërsa tani ka ateruar në Tiranë, por jo zakonshëm.

Ajo ka arritur në atdheun e saj me aeroplan privat, ashtu siç bëjnë ata që në jetë kanë pothuajse çdo gjë që ua sheh syri.

Në ishullin grek ajo ishte për pushime me miqtë e saj e bashkëpunëtorët, dizajnerin që e bën përherë të jetë në trend Valdrin Sahitin me të dashurën e tij, e po ashtu edhe modelen e famshme në SHBA, Emina Cunmulaj.

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on


E veshur me rroba të mëndafshta, e freskët dhe e kuruar, ajo i është rikthyer vendit që e bëri të famshme. /Prive.al

?

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Artikuj të ngjashëm