Eliza Hoxha falënderon Vasfije Krasniqin – gruan që pati guxim të rrëfejë përdhunimin seksual përpara kongresit amerikan

By

Këngëtarja tashmë edhe anëtare në Partinë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, e ka falënderuar Vasfije Krasniqin – gruan që pati guxim të ballafaqohet me të kaluarën për të kërkuar drejtësi për krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës së Kosovës.

Vasfija, vitin e kaluar për herë të parë doli në RTK ku rrëfeu gjithçka qe i ndodhi asaj.

Më pas ajo u thirr për të rrëfyer edhe në kongresin amerikan ku I tregoi sërish të gjitha, përdhunimin e tmerrshëm nga oficerët e polisicë serbe.

“Te falenderoj Vasfije per guximin me u ballafaqu me te kaluaren dhe me kerku drejtesi per krimet e kryera nga Serbia gjate luftes ndaj teje dhe te tjereve…shpresoj qe ky ze i yti ka me u shendrru ne kor ne kerkim te drejtesise”, ka shkruar Eliza nën foton e postuar përkrah saj.

Vasfija tash është e martuar në Amerikë dhe ka dy vajza./Prive.al

Artikuj të ngjashëm