Eliza Hoxha befason me pamjen e re!

By

Nuk njihet për eksperimente të mëdha në dukje pasiqë i ka qëndruar besnike kryesisht një lloji të imazhit.

Por, këngëtarja e njohur Eliza Hoxha ka befasuar me të madhe në fotot e postuara së fundmi në rrjetin social Instagram.

Ajo është shfaqur KOMPLET TULLACE nën mbishkrimin: ‘Pamje e re, tjetër perspektivë’.

Nga ajo që vërehet, Eliza nuk ka intervenuar në flokët por thjesht i ka mbuluar ato përmes teknikave të grimit profesional.

Nuk dihet ende arsyeja që e ka shtyrë këngëtaren e njohur të veproj kështu megjithatë duke e njohur si person që ngrit zërin për kauza të ndryshme në shoqëri, edhe ky veprim i saj besohet të jetë me një arsye të caktuar. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm