Elinel me bashkëpuntorë të rinjë! (FOTO)

By

Sukseset e njëpasnjëshme kanë bërë që reperi nga Prishtina, Elinel, të arrijë të zë një vend mjaft të rëndësishëm në mesin e artistëve më të mirë shqiptarë.

E në ngritjen e tij si artist natyrisht kanë ndikuar shumë edhe bashkëpuntorët apo më saktësisht producentët me të cilët ka punuar.

Projektet e tij të fundit kanë qenë të punuara kryesisht nga producentë kosovarë por duket se Elli dëshiron të bëjë një ndryshim në këtë aspekt.

Një fotografi e tij sot në Instagram na shfaqë artistin përkrah producentit e këngëtarit të njohur të ThreeDots, Kledi Bahiti.

Dyshja duket se po synojnë të nisin një bashkëpunim mes tyre teksa në këtë aspekt ende nuk ka asgjë zyrtare. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm