Elinel flet pas dështimit të performancës LIVE në ‘The Voice’

By

Mbrëmja që lamë pas ofroi spektakël të madh në finale e ‘The Voice’ ku Klinti u zgjodh zëri më i mirë i shqiptarëve.

E në mesin e disa performancave LIVE, ishte paraparë që trajnerja Besa Kokëdhima të sillte në skenë këngën më të re ‘Mos m’le me ra’ në bashkëpunim me Elinel.

Gjithçka po shkonte mirë deri në pjesën e këtij të fundit. Reperi nga Prishtina nuk ia doli të lidhet me ritëm duke harruar tekstin e këngës.

Besa Kokëdhima e priti në skenë për rreth 30 sekonda, por Elinel nuk u kthye më duke e lënë pjesërisht të dështuar performancën e menduar.

Tensionimi u vërejt edhe tek Ledioni i cili nuk e zuri në gojë as gabimin e as reperin i cili mbrëmë vonë pas mesnate ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’u sqaruar.

Elinel i ka kërkuar ndjesë publikut por mbi të gjitha Besës për momentin e pakëndshëm. Reagimin e Elit, të plotë e keni në fotografinë e mëposhtme /Prive.al

Artikuj të ngjashëm