Eli Fara tek kirurgu plastik, por jo për ndonjë ndërhyrje estetike!

By

Eshtë kjo këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Eli Fara, ajo e cila ka vendosur që sot t’i bashkohet nismës ‘Edhe unë dua të jetoj’, nismë kjo që konsiston në dhurimin e gjakut për të shpëtuar jetë.

E është pikërisht klinika ku punon Dr.Skerdi Faria, ai i cili ka bërë një mori operacionesh plastike, duke përfshirë edhe fytyrat publike, si Ciljeta xhilaga, Roza Lati etj.,por që kësaj here Eli Fara nuk është drejtuar tek ai për këtë arsye.

Kjo klinikë ka një kohë që ka hapur këtë nismë, të cilës para pak kohësh i ishte bashkangjitur edhe këngëtarja Bleona Qereti, dhe tashmë pjesë  e saj është bërë edhe këngëtarja në fjlaë së bashku me vajzën Marinën.

‘Emocion I vecante…! Sot bashke me vajzen time Marinen ju bashkova nismes ‘Edhe une dua te jetoj’.Per mua zgjati 10 min per dike tjeter nje jete!!!! Bashkohuu edhe ti me mua… Dhuro gjak!! Shpeto jete!!!!’- shkruan mes tjerash këngëtarja Eli Fara, në llogarinë e saj në Instagram./Prive.al/

eliaa

Artikuj të ngjashëm