Elhaida Dani rikrijon këngën e Flori Mumajesit – dhe është interesante

By

Këngëtarja e famshme shqiptare Elhaida Dani, e ka rikrijuar në një tjetër version këngën e Flori Mumajesit.

“Plas” – kënga që fitoi festivalin e sivjetmë “Kënga Magjike” e mori menjëherë dashurinë e publikut, dhe tani s’ka shqiptar që nuk e di çdo fjalë të kësaj kënge.

Dhe një version të sajin, e ka risjellë këngëtarja Dani dhe e ka publikuar në profilin e saj në Instagram.

“E kam lejuar veten të këndoj atë këngë që e kam dashuruar me dëgjim të parë. Atë këngë që nuk e dija që mungonte në jetën time. Atë këngë që do kisha dashur ta shkruaja vet! Ky Cover është një dhuratë për Flori Mumajesin dhe muzikën që na ka dhuruar gjithë këto vite”, ka thënë Elhaida Dani në profilin e saj në Instagram, ku edhe e ka publikuar këtë cover të këngës së Mumajesit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm