Elhaida Dani po rikthehet (VIDEO)

By

Shumë gjëra kanë marrë një kahje tjetër për këngëtaren Elhaida Dani.

Pas triumfit në ‘The Voice of Italy’, Dani është distancuar nga skena muzikore shqiptare duke u fokusuar në projekte ndërkombëtare që e shpinin nga një cep  i botës në tjetrin.

Por nëse mendoni se projektet me bazë në Shqipëri kanë mbaruar për Elhaidën gaboheni!

Këngëtarja ka publikuar nga sheshxhirimet e klipit një video në rrjetet e saj sociale ku paralajmëron projektin e ri muzikor me një DJ shqiptar, pa specifikuar se për cilin bëhet fjalë.

Projekti nuk ka akoma një datë publikimi por besohet se pritja do marrë fund brenda pak javësh. /Prive.al/

Recording next singles video ! Details to come ❤️??❤️

A post shared by Elhaida Dani (@elhaidadani93) on

Artikuj të ngjashëm