ELEKTRIZUESE: Bebe Rexha pushtoi skenën në sfilatën e Victoria’s Secret

By

“Ende nuk mund ta besoj se ndodhi” – ka qenë përshkrimi i këngëtares Bebe Rexha në Instagramin e saj, pasi publikoi videon nga performanca e saj në sfilatën e sivjetshme të Victoria’s Secret.

Këngëtarja ka publikuar një insert nga ky interpretim i cili u transmetua në ABC – televizionin amerikan – këtë të diele, ndërsa nga kaq pak sekonda që kemi në dispozicion mund ta shohim se performanca paska qenë elektrizuese.

E veshur e tëra në ngjyrë rozë, Rexha s’ka kursyer asgjë nga energjia e saj për ta pushtuar këtë skenë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm