Ekskluzive: Sellma e ftuara e HudaBeauty në Dubai! (VIDEO)

By

Sellma Kasumoviq është make up artistja më e njohur në trojet shqiptare. Punën e saj filloi ta shfaq edhe përmes video tutorial në rrjetet sociale.

Puna profesionale e Sellmës u pëlqye nga shumë make up artistë të njohur në botë të cilët ndanë punën e saj në faqet mjaft të ndjekura të tyre si Anastia Beverly Hills.

Ndërsa tani Sellma së bashku me asistenten e saj po qëndron në Dubai pas ftesës nga HudaBeauty.

Ajo është një ndër top 10 blogeret më të famshme në gjithë botën duke numëruar rreth 5 milion ndjekës në instagram.

Fama e saj është përtej vendeve arabe, pasiqë ka punuar me yje të njohura të shoëbizit në botë dhe markave të mëdha të modës.

Zyra e saj gjindet në një objekt gjigand prej 60 katësh e ajo është në katin e 40 ku të stacionuar janë shumë biznesmenë të mëdhenj.

Vizita e Sellmës lidhet për punën e saj profesionale dhe një eksperience të përbashkët mes tyre. Ato deri më tani kanë xhiruar tre video tutorial për grim profesional

Përpos kësaj Sellma dhe Huda bashkë do mbajnë ‘master class’ në vende të ndryshme të botës, ku Huda do ketë rolin e modeles.

Do të thotë që të dyja do japin leksione për make up./Prive.al

Huda Kattan ka bërë edhe një video përshndetëse për ndjekësit e Prive.al

sellma 3
sellma 2

Artikuj të ngjashëm