Ekskluzive: Programi festiv i NIN në Klan Kosova me Flori Mumajesin (VIDEO)

By

Është i rrallë në paraqitjet e intervistat televizive, por Flori Mumajesin këtë vit do e keni mundësinë ta shihni siç nuk e keni parë asnjëherë – në ROLIN E NJË PREZANTUESI.

Këtë vit, ai vjen në Klan Kosova, përkatësisht në emisionin e Alaudin Hamitit në Nd’rrimin e Natës, si nikoqir i emisionit, duke zëvendësuar Dinin në pozitën e tij.

Mumajesi së bashku me grupin Three Dots Production – Brunon dhe Klajdi Harunin këndojnë super hitet e tyre, e edhe këngë të Shqipërisë së Mesme e të Jugut e po ashtu këngët më të bukura kosovare.

Bashkë me djemtë e Three Dots Production, në NIN këtë vit performojnë edhe Shkurte Gashi dhe Artjola Toska, të shoqëruara nga bendi live.

Në rreth dy orë program festiv, Flori sjellë humor dhe muzikë që të bën të të vlojë gjaku…

Kjo nuk duhet t’iu ikë pa e ndjekur, nëse doni që festa ta përfshijë njëmend shtëpinë tuaj!

STAY TUNED….

Artikuj të ngjashëm