Ekskluzive: Lorik Cana më romantik se kurrë, ja befasia për bashkëshorten!

By

Nga pjesa e jetës private nuk është se ekspozon shumë mirëpo ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, duket të jetë tejet romantik.

Dy ditë më parë, me bashkëshorten, Monikën, Cana ka marrë rrugë drejt Stambollit të Turqisë për qëndrim disa ditor.

E arsyeja e udhëtimit duket të mos jetë puna, por ditëlindja e Monikës, siç ka marrë vesh Prive.al nga burime të sigurta pranë çiftit.

Eksplorimi i atraksioneve të qytetit turk ka qenë dhurata e Lorikut, menduar për personin e zemrës, me të cilin ka pritur orën 00:00 në një prej restoranteve luksoze me pamjen nga Bosfori që lidh dy kontinente.

Meqenëse dyshja janë tejet hermetikë në këtë pjesë, ajo që ka mundur të ‘nxirret’ është vetëm një fotografi nga mbrëmja e djeshme ku shihet torta simbolike për italianen. /Prive.al/

sana

Artikuj të ngjashëm