Ekskluzive: Këngëtari i njohur shqiptar, baba për herë të parë

By

Këngëtari i njohur shqiptar që viteve të fundit është distancuar pak nga muzika, Berkan Ahmeti është bërë sot baba për të parën herë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtari që ka ndarë me Prive.al edhe fotot e para të vajzës që sapo ka ardhur në jetë.

Vajza, vjen si fryt i dashurisë disa vjeçare të këngëtarit me Sibelin, vajzën që i ka vjedhur zemrën tash e një kohë e me të cilën kurorëzoi dashurinë në Tetor të 2015-tës.

I urojmë çdo të mirë e shëndet në jetë Berenit të vogël teksa presim rikthimin e Berkanit në skenë, gjë të cilën edhe e ka paralajmëruar! /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm