Edon Zhegrova i pamëshirshëm, e detyron Hamitin të pijë lëngun me mizë!

By

Në lojën Haje ose Thuaje në Nd’rrimin e Natës në Klan Kosova, nëse nuk e keni përcjellë rregullisht, gjithmonë e pëson Alaudin Hamiti.

Nikoqiri i emisionit, ideja e të cilit ishte të përfshihej në këso lloj sfidash, zakonisht vet bëhet viktima!

Në pyetjet e vështira, ai detyrohet shpesh të hajë ushqimet e shpifura nga tavolina, siç i ndodhi edhe mbrëmë në Nd’rrimin e Natës me Edon Zhegrovën.

I pyetur nga futbollisti Zhegrova, në ishte këngëtare më e mirë motra e tij Valza Zhegrova, apo Kida…

Në këtë rast ai u detyrua të pinte një pije tejet të pakëndshme, të cilës i kishte rënë edhe një mizë nga koha sa po qëndronte e gatshme për xhirim.

Debatin simpatik nëse Dini duhej ta pinte apo jo atë pije, e gjeni në linkun më poshtë:

Artikuj të ngjashëm