Edi Kastrati i pikëlluar pas vdekjes së bashkëpunëtorit të tij – Art Kurti

By

Lajmi për vdekjen e njërit prej aktorëve të “O sa Mirë” – Art Kurtit, la të pikëlluar shumë njerëz.

Njëri prej tyre është Edi Kastrati, aktori tjetër i këtij seriali, i cili përmes një statusi në Facebook, kujtoi të ndjerin.

“Art,lajmin qe e mora sot nuk kisha dashur ta marr asnjëher në jetë, nuk kam fjalë nuk kam text nuk kam zemer të shkruaj per ty…
Pusho i qetë Art, të kujtoj gjithmonë i buzëqeshur dhe me plot jetë,me ambicje e ide të llojllojshme,pusho i qetë Art”, ka shkruar Kastrati.

Art Kurti u gjet i vdekur sot në mëngjes në një makinë në rrugën Gjakovë-Goden.

Sipas policisë, dyshimet e para janë se i ndjeri kreu vetëvrasje./Prive.al

Artikuj të ngjashëm