Edhe zyrtarisht, ky është profesioni i ri i Edis Kurajës (FOTO)

By

Për vite të tëra pati një karrierë të bujshme në basketboll duke qenë një nga sportistët më të dalluar të këtij sporti në Kosovë.

Mirëpo, siç e ka ky profesion, ‘pensionimi’ mbërrin herët në të 30-tat dhe shumë prej sportistëve si Edis Kuraja, kërkojnë shtigje të reja.

LAJMI VIJON NËN FOTO

Mirëpo, të qenurit trajner basketbolli duket të mos ketë qenë prioriteti i Kurajës.

Ky i fundit ka zyrtarisht profesion të ri.

Pas certifikimeve të nevojshme, Edisi ka marrë titullin e avokatit, siç ka zbuluar vetë përmes një postimi të bërë sot gjatë ditës në rrjetin social Instagram.

Duket se tashmë kur ka gjetur edhe personin e zemrës, të cilën e zbuloi Prive.al muaj më parë, edhe në sferën profesionale Edisi është i përmbushur dhe gati për sfida të reja.

Artikuj të ngjashëm