Edhe Yll Limanit s’i paska ecur edhe aq dashuria këtë vit! Prandaj na bën të vuajmë me këngë

By

Këngët e Yll Limanit së fundmi na kanë bërë të gjithëve të vuajmë për dashuri – patëm e s’patëm qenë të dashuruar ndonjëherë.

Dhe derisa artisti gjithmonë i ka shkruar vet tekstet e këngëve të tija, për këngën e fundit u kujdesën dyshja legjendare e muzikës, Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku.

Ndërsa kënga “Nuk po kalojka”, ka shumëëëëë nga jeta personale e Yll Limanit sepse edhe ai që neve na bën të vajtojmë për punët e zemrës, ka hallet e tija me dashurinë!

“E kisha problem të adoptohesha në fillim sepse jam mësuar ta kem në kontroll këngën time. Por kur punon me këngë të porositur siç kam bërë unë me Armend Rexhepagiqin dhe Aida Barakun. Armendi dhe Aida janë njerëz jashtëzakonisht inteligjentë dhe unë ua kam rrëfyer hallet dhe problemet e dashurisë, ata kanë përbirë çdo fjalë dhe çdo fjalë është në tekst”.

“2019-ta më ka shkuar si vrënët në dashuri”, ka deklaruar Ylli për Klan Kosovën, pas performancës në Sunny Hill Festival.

 

Artikuj të ngjashëm