Edhe shtëpia e aktorit të famshëm përfshihet nga zjarret e Kalifornisë

By

Gerard Butler, aktori i famshëm skocez e me karrierë në Hollywood, ka folur për dëmet që i janë bërë shtëpisë së tij nga zjarret në Kaliforni.

Aktori ka folur për këtë fatkeqësi natyrore e cila ia ka shkatërruar pjesërisht shtëpinë e tij në Malibu të Kalifornisë.

Ai i ka falënderuar zjarrfikësit që e kanë bërë të pamundurën për t’i shpëtuar njerëzit e pronat në këtë zonë derisa, ka thënë se po lutet për ata që humbën jetën dhe ata që po përballen me zjarret.

“Zemra më dhemb për të gjithë ata që i humbën jetët dhe shtëpitë në Kaliforni. Isha në mesin e fatlumëve sepse shtëpia ime është shkatërruar vetëm pjesërisht. Unë po ndihmoj përmes një fondi për rindërtim, nëse mundeni bashkohuni me mua”, ka thënë aktori përmes një videoje në Twitter. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm