Edhe në P.I.N.T paska probleme? Pse nuk bëhen kurrë publike?

By

Kohëve të fundit lëvizjet e artistëve shqiptarë sa nga një grup në tjetrin, janë bërë të zakonshme derisa bujë të madhe ka bërë ndarja e label’it më të famshëm shqiptar “Baba Stars”.

Anëtarët kishin mosmarrëveshje në mes vete dhe kështu disa prej tyre dolën nga kompania, e tani po tentojnë të nisin vet diçka duke ndryshuar rrugëimin në muzikë.

Por një label ka qenë hermetik sa u përket konflikteve brenda grupit dhe ai është P.I.N.T – por më në fund MC Kresha sqaron gjithçka.

I ftuar në Prive javën që lamë pas, reperi nuk e ka mohuar të ketë pakënaqësi edhe brenda grupit muzikor ku ai bën pjesë dhe jep këtë sqarim:

“Edhe te ne ka pasur largime të artistave por ne s’iu japim bujë mediatike problemeve tona. Edhe ne kemi probleme e pakënaqësi brenda grupit. Por ato nuk i lejojmë të dalin në publik sepse në këtu jemi për t’iu dhënë njerëzve muzikë. Atyre s’duhet t’iu interesojë se çfarë probleme kemi ne”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm