Edhe Jeamy Blessed grimohet tek Sellma! (VIDEO)

By

Për shumicën prej nesh si përdorues të rrjeteve sociale, ajo është figurë e njohur. Kërcimtarja Jeamy Blessed shpeshherë ka postuar video duke kërcyer nën tingujt e muzikës shqip.

E duket se ky afeksion që ajo ka ndaj muzikës tonë ka bërë që edhe të vij për vizitë në vendin tonë për disa ditë.

Kjo është bërë e mundur nga Met Elshani. menaxheri i On Records i cili e ka sjellur Jeamyn në Kosovë për disa surpriza të paralajmëruara.

E në përgatitje e sipër për projektet që e lidhin atë me Kosovën, kërcimtarja ka vendosur që imazhin t’ia besoj grimeres Sellma që është përkujdesur ta grimojë atë.

Tingujve të muzikës, Jeamy nuk i ka rezistuar as në studion e Sellmës ku është parë teksa kalon kohë shumë të mirë. /Prive.al/

IMG-20160310-WA0013

Artikuj të ngjashëm