Edhe Gold AG mbjellë flokët: Ja si po duket (FOTO)

By

Një prej problemeve më të mëdha për meshkujt
dikur ishte rënia e flokëve.

Por, me teknologjinë e zhvilluar dhe intervenimet me cmime të cilat mund të përballohen pothuajse nga secili, një gjë e tillë më nuk mund as që të konsiderohet ‘problem’.

Me fare pak orë, doktorët rikthejnë pamjen e
vjetër duke ua hequr ca vite më shumë në pamje meshkujve të cilëve iu kanë rënë
flokët.

E në mesin e shumë fytyrave publike që kanë bërë një intervenim të tillë, më i riu është Gold AG.

Reperi duket të ketë mbjellur flokët javëve të
fundit dhe ndryshimi i madh është vënë re në një fotografi të shkrepur në
Prekaz, të publikuar para pak minutash në rrjete sociale.

Të shumtë kanë qenë fansat që e kanë uruar Goldin për ‘flokët e reja’, urim të cilit i bashkëngjitemi edhe ne.

Foto pas dhe para më poshtë. /Prive.al

View this post on Instagram

PREKAZ 🇦🇱 05 MAJ 2019

A post shared by Gold AG (@arianagushi) on

Artikuj të ngjashëm