Edea, kampionja e katërt e X Factor Albania

By

Ka përfunduar me sukses edhe një edicion i programit të talenteve, X Factor Albania. Nata finale e mbajtur të hënë dhuroi një spektakël muzikor.

Lufta e fundit për kampionë u zhvillua mes Gentit nga kategoria e Bleonës dhe Edeas nga ajo e Miriamit, duke nxjerrur fituese këtë të fundit.

Të dy konkurentët kënduan edhe me mentoret tyre, madje edhe finalistët kënduan në duet.

Përpos tyre në skenë u ngjitën edhe të ftuar special, disa nga edicionet e mëparshme të këtij formati talentesh por nga Greqia erdhi shqiptari më i suksesshëm në diskografinë e shtetit helen, Claydee.

Edea, vajza e Gent Demaliaj (antarit të grupit Djemtë e Detit që ndërroi jetë para pak muajve) fiton e katërta X Factor Albania pas Sheilës, Arilenës dhe Ergit.

X Factor Albania me këtë natë finale ndërpren për një kohë udhëtimin e saj, pasiqë Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka kanë blerë një tjetër patentë ndërkombëtare./Prive.al

Artikuj të ngjashëm