Ed Manushi nuk largohet nga Top Channel

By

Një deklaratë e Edi Manushit, dhënë në mbylljen e ‘Top Arena’ shkaktoi shumë bujë.

I pyetur nëse do të vazhdojë me këtë program, prezantuesi u përgjigj: “Mirë bëre që më pyet për këtë. Nuk do të jem më, mendoj se duhet t’i lë rrugë të rinjve.

Kaq mjaftoi që të trumbetohet mbi një largim të mundshëm të Ed Manushit nga Top Channel.

Por si qëndron e vërteta?

Burime për Prive.al kanë rrëfyer që nuk bëhet fjalë për largim të Manushit nga Topi por thjesht nga emisioni sportiv.

Ai do të vijë në format të ri, pas suksesit si lider skuadre në emisionin e zhanrit argëtues ‘Shiko Kush Luan’.

Në korridoret e Top Channel, përflitet që Ed Manushi do ta prezantojë ‘E diell’ krah Fjoralba Ponarit dhe Bora Zemanit, e larguar nga Digitalb.

Pas dështimit me Adi Krastën i cili programin e fokusoi në aspektin tematik, duket se Top Channel me këtë treshe tenton ta rivalizojë të Dielën e Ardit Gjebreas duke sjellur sërish argëtim, me fytyra të reja. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm