E zbulon vetë Noizy: Kjo është diva e OTR (VIDEO)

By

Që prej largimit të Encës nga grupi OTR vazhdimisht është përfolur mbi pasuesen e këngëtares.

Emra të ndryshëm kanë qarkulluar si zënvëndësuese potenciale të saj por tek vonë, disa muaj pas gjërat u konfirmuan.

Modelja Oriola Marashi do jetë një prej prurjeve të reja në OTR bashkë me Keisi Medinin.

E promovimin më të mirë, Oriola e ka marrë sonte!

Në një postim nga Noizy në profilin e tij me qindra mijëra ndjekës, shumë njerëz janë njoftuar me bukuroshen e cila ka marrë epitet unik nga lideri.

‘Diva e OTR’ – është shprehur Rigelsi sipër videos së Oriolës së veshur komplet në të kuqe, material latex.

Se kur do vijnë këngë apo bashkëpunime me emra të tjerë të grupit nga diva, kjo s’mund të thuhet akoma. /Prive.al

OTR DIVA @oriolamarashi

A post shared by NOIZY (@zinizin) on

Artikuj të ngjashëm