E VËRTETA E FSHEHUR E TUNËS

By

Altuna Sejdi – Tuna ishte protagonistja e rradhës së ciklit të dokumentarëve për jetën dhe fshehtësitë e fytyrave publike.

I gjithë rrugëtimi i jetës së këngëtares në mënyrë kronologjike nga fëmijëria u shpalos edhe përmes rrëfimeve të personave që kanë qëndruar përreth saj.

Tekstshkruesi Avni Qaili, gazetari Jëllmaz Dervishi, dizajneri Valdrin Sahiti e frizeri Kaci si individë që për kohë të gjatë iu kanë gjendur pranë Tunës treguan për publikun përgjatë 50 minutave momente e ngjarje shumë interesante ndër vite.

Personaliteti i saj i cilësuar nga shumëkush si ‘control freak’, sukseset, lidhjet e dashurisë, ndarjet e relacioni me familjen ishin disa prej pikave që u shtjelluan në këtë dokumentar.

Ndryshe, cikli i dokumentarëve për fytyrat publike vazhdon në Klan Kosova me emra të tjerë edhe gjatë javëve në vijim. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm