E VËRTETA E FSHEHUR E SABRI FEJZULLAHUT

By

Sabri Fejzullahu ishte protagonisti i rradhës së ciklit të dokumentarëve për jetën dhe fshehtësitë e fytyrave publike.

I gjithë rrugëtimi i jetës së artistit në mënyrë kronologjike nga fëmijëria u shpalos edhe përmes rrëfimeve të personave që kanë qëndruar përreth tij.

Aktori Rasim Thaçi – Cima, Lirak Çelaj, kompozitori Xhevdet Gashi e shumë emra të tjerë që i kanë qëndruar pranë legjendës së muzikës treguan për publikun përgjatë 50 minutave momente e ngjarje shumë interesante ndër vite.

Karriera e tij si aktor në mbi 20 krijime filmike, debutimi në muzikë, inkuadrimi në politikë si deputet në legjislaturën e parë të pasluftës, rikthimi tek kënga e familja ishin disa prej pikave që u shtjelluan në këtë dokumentar.

Ndryshe, cikli i dokumentarëve për fytyrat publike vazhdon në Klan Kosova me emra të tjerë edhe gjatë javëve në vijim. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm