E uroi Bebe Rexhën për nominim ne Grammy, por çfarë i tha Rita Ora – Dua Lipës?

By

Dy shqiptaret kanë shkruar histori në muzikë.

Këngëtaret me origjinë shqiptare, Bebe Rexha dhe Dua Lipa, janë nominuar që të dyja për çmime Grammy dhe kjo është fantastike.

Dy emrat e njohur garojnë në kategorinë Best New Artist me njëra tjetrën, ndërsa Dua Lipa është e nominuar edhe për çmimin Best Dance në këngën Eletricity.

Dhe pas një lajmi kaq bombastik, Rita Ora ka nxjerrë në profilin e saj në Instagram një fotografi bashkë me Bebe Rexhën, atë të famshmen ku dyshja puthin njëra tjetrën, për ta uruar për çmimin.

“Krenare me ty, Bebe Rexha paq fat në shkurt”, ka shkruar Rita Ora në Instagram, duke e uruar Bebe Rexhën.

Mëegjithatë në Instagramin e saj, s’është parë një urim për Dua Lipën e cila mori dy nominime në këtë akademi shumë prestigjioze të muzikës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm