E thotë Blero: Sa ka kushtuar në tërësi banesa e re në Prishtinë? (VIDEO)

By

Muaj më parë Prive raportoi se blero ka blerë banesë 300 mijë euroshe në Prishtinë.

Këngëtari i famshëm, i ka siguruar vetes një apartament luksoz në kryeqytet, ku pritet të jetojë me të fejuarën e tij Afronën.

Ndonëse ai nuk ka dhënë detaje rreth datës së martesës me të dashurën prej kohësh, këngëtari e ka përfunduar krejtësisht rregullimin e banesës së re.

Këtë javë, si protagonist i intervistës “50-të pyetje me Prive”, është pyetur sa i ka kushtuar në tërësi edhe renovimi.

“Pyeteni Afronën”, ka qenë përgjigjja e Bleros, duke bërë me dije se ajo ka vendosur për interierin e ambientit ku do jetojnë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm