E rrallë: Ja si dukej Elvana Gjata si 15 vjeçare (VIDEO)

By

Është komentuar shumë për paraqitjen e saj të jashtme por duket se Elvana Gjata, të paktën publikisht, nuk ka asgjë për të fshehur.

Tashmë kur Radio Televizioni Shqiptar ka hapur arkivat e programeve që dikur kapnin majat, edhe këngëtarja e hitit ‘Njësoj’ ka gjetur veten në xhirimet e Etheve.

Si 15 vjeçare, ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale video nga performancat në program ku edhe interpreton këngë që shpalosin kapacitetin e saj vokal.

Ndryshe, Elvana kishte arritur të hyjë në 10-shen më të mirë të spektaklit por pa prekur finalen. Si shumë emra të tjerë që poashtu nuk ishin vlerësuar lartë, edhe Elvana kapi sukses më të madh në karrierë se triumfueset e asaj kohe në ‘Ethet e së premtes mbrëma’. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm