E rrallë: Alma Bektashi ekspozon bashkëshortin

By

Si një ndër këngëtaret më të afirmuara të skenës muzikore shqipe dhe e njohur së fundmi më së miri edhe përmes pjesëmarrjes në jurinë e ‘The Voice’, Alma Bektashi ka ditur gjithmonë t’i ndaj gjërat mes familjes dhe publikut.

Fotot me pjesëtarët e familjes kanë qenë relativisht të pakta por janë sukseset e të bijës ato që po e shtyejnë të thyej disa parime.

Pasi njoftoi publikun me vajzën e saj në mbrëmjen e maturës, Alma ka postuar sërish një portret familjar me fëmijët Anisën dhe Orestin dhe bashkëshortin Sokolin.

Ky i fundit nuk ka preferuar që deri kohëve të fundit të ekspozohet shumë dhe fotot në internet, me shumicë janë të tipit paparazzi.

Ndryshe, bashkëshorti i Almës është shqiptar nga Shqipëria që për vite të tëra ka qenë krahu i djathtë i këngëtares nga Prishtina duke e përkrahur në çdo hap. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm