E papritur: Adelina Ismaili shfaqet sonte?!

By

Në mesin e një festivali aspak premtues, edicioni i 55-të në RTSH ka pasur një befasi – Adelina Ismailin. E lexuat mirë, Adelina Ismailin!

Këngëtarja e njohur e cila ka kohë që është distancuar nga jeta publike duke u fokusuar në familje do të paraqitet sonte, ndonëse jo fizikisht në Festivalin e Këngës.

Bashkë me Anjeza Shahinin, Elsa Lilën, Nertila Kokën e Fatrin Krajkën, këngëtarja do të jap pikët e saj me telefon për shtatë këngët më të preferuara.

Kjo paraqitje, nëse mund të quhet e tillë, shënon ‘rikthimin’ e Adelinës pas një periudhe të gjatë teksa fansat janë emocionuar dhe me pa durim presin paraqitjen e saj nga distanca. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm