E pabesueshme: Zbulohet në Prishtinë sozia e reperit Lyrical Son (FOTO)

By

Rastet e sozive të figurave publike nuk janë të rralla në shoubizin ndërkombëtar.

Me një hapësirë me dhjetëra miliona njerëz,  probabiliteti për ngjajshmëri është i lartë.

Por, edhe në Kosovën e vogël, ka vend për ngjajshmëri.

Kopja e reperit Lyrical Son ekziston në Prishtinë!

Në rrjete sociale, gjatë ditës po qarkullon një fotografi e një djali të ri i cili punon në tregun e perimeve që në fakt ngjan shumë me Festimin.

Foton e ka shpërndarë edhe vetë reperi i cili postimin e faqes që me doza humori e ‘punëson në Pazar pas bashkëpunimit të Kreshës me Capital T’ e ka marrë me shumë sportivitet.

‘Hahaha, shumë e fort. Krejt si unë koka’-  ka deklaruar Festimi në postimin e bërë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm