E pabesueshme: ‘Fund’ arrin të grumbullojë 1 milion klikime për vetëm 2 ditë! (FOTO)

By

Diçka e pazakontë, por më se e vërtetë! Projekti i sapo lansuar nga këngëtari Majk ka arritur të grumbullojë milionin e parë vetëm 48 orë pas publikimit të tij në platformën Youtube.

‘Fund’ është edhe titulli i projektit i cili u krijua nga Bo beatz teksa u inçizua në studion e Cricket Beats.

Majki me baladën e re duket të ketë goditur në shenjë në këto ditë të ftohta teksa suksesi i projektit në fjalë po vazhdon edhe më tutje.

Kujtojmë se artisti sprovon vetën për të parën herë në këtë lloj të muzikës e duket se ‘rreziku’ i ndërmarrë i’a ka vlejtur shumë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm