E pabesueshme: Kjo është dhurata që fansat i bëjnë Dua Lipës për ditëlindje

By

Me 22 Gusht të këtij viti këngëtarja Dua Lipa bëhet 23 vjeçare dhe dhurata s’do të marrë vetëm nga miqtë, familjarët dhe i dashuri.

Fansat e këngëtares që nuk janë të paktë në numër, do t’ia bëjnë asaj dhuratën më të bukur që ka marrë ndonjëherë.

Dua ka marrë lajmin se adhuruesit e saj do të mbledhin para për t’i dhuruar për fondacionin e saj “Sunny Hill”, para të cilat do të investohen në Kosovë e kudo që ka nevojë.

https://www.instagram.com/p/Bl3o8EgH-qG/?taken-by=duanews

“I kam fansat më të mirë në botë. Çfarë ditëlindjeje perfekte dhe muaji ende nuk ka filluar”, ka shkruar ajo, duke shpërndarë njoftimin se kanë filluar të mblidhen fonde nga fansat e saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm