E pabesueshme: Ja si i ‘çartet’ Gjiko femrës përballë (VIDEO)

By

I njohur për natyrën e tij të gjallë që nuk përjashton as shakatë, reperi nga Peja, Gjiko, duket se ka tejkaluar pak pritshmëritë në videon e fundit të postuar në rrjetin social Instagram.

Në të, ai shihet teksa i drejtohet figurantes së klipit të ri ‘Je shku’ në një gjuhë pak eksplicite ku e ‘kritikon’ zëshëm për investime të gabuara në trupin e saj.

Sipas Gjikos, në vënd të buzëve ajo duhet të investonte në të pasmet.

Videon e mbushur me përplot shaka, reperi e ka realizuar falë një arsye të fortë – bukuroshja në klip nuk ka qenë shqiptare dhe si rrjedhojë s’ka kuptuar gjë nga ajo që ai ka thënë.

Ky ‘avantazh’ në aspektin linguistik ka shkaktuar shumë të qeshura mes ndjekësve në rrjetin social Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm