E pabesueshme: Edhe një çift i famshëm i dha fund lidhjes dhe lajmin e dhanë vet ata!

By

Kanë qenë ndër çifte model në shoubizin ndërkombëtar, duke u shndërruar në dyshen e preferuar të shumë kujt.

Por rrugët e tyre u ndanë pas tetë vitesh martesë.

Wedding bells! Jenna and Channing seen here at their vow ceremony in July 2009 at Church Estate Vineyards in Malibu

Aktori i famshëm Chaning Tatum dhe gruaja e tij, aktorja Jenna Dwan, kanë dhënë lajmin për divorc këtë të marte.

Ata kanë shokuar me deklaratën, megjithatë lajmi vjen nga dora e parë dhe janë vet ata të dy që kanë vendosur të jenë transparentë me publikun dhe të tregojnë vet.

“Hej Botë!  Kemi diçka që do donim ta ndanim me ju. Pikë së pari po na duket e çuditshme që na duhet të ndajmë diçka si kjo me të gjithë, por kjo vjen si pasojë e jetës që kemi zgjedhur dhe për të cilën jemi të lumtur e tejet mirënjohës. Po jetojmë një moment të pabesueshëm dhe po ua kumtojmë lajmin se kemi zgjedhur t’i ndajmë rrugët si çift. Ishim dashuruar tej mase vjet më parë dhe dashuria jonë ishte një aventurë e bukur, e cila tani do zhvillohet në rrugë të ndara. Jemi ende një familje dhe gjithmonë dhe gjithnjë do jemi prindër të dashur e të përkushtuar për Everlyn”, thuhet në kumtesën e përbashkët të çiftit, ku po ashtu theksohet se ata më s’do komentojnë rreth martesës e kërkojnë t’iu respektohet privatësia. /Prive.al

https://www.instagram.com/p/BhFuWBaBGqc/?taken-by=channingtatum

Artikuj të ngjashëm