E mbani mend Vjollca Robellin? Ajo ka një lajm për ju!

By

Kishte realizuar vetëm një këngë, që për një kohë ishte në krye të top listave në Kosovë.

Këngën “Ajo” Vjollca Robelli e kishte sjellë kohë më parë, duke depërtuar në veshët e çdo kosovari.

Për një kohë të gjatë ajo është larguar nga Kosova dhe ka jetuar në Londër, ku ka kryer studimet dhe po ashtu është bërë nënë.

Pasi ka përfunduar me disa plane të tjera, Vjosa ka vendosur t’i kthehet këngës. Kështu të paktën ka deklaruar përmes një statusi në profilin e saj në Facebook, ku shkruan se shumë shpejt do të kemi këngë të reja nga ajo.

“Më në fund pasi kam përfunduar studimet në Londër dhe jam bërë nënë e tre fëmijëve, jemi duke i përfunduar dy këngët e para të projektit tim, për të cilat do të ju njoftoj më shumë së shpejti”, ka shkruar Vjollca.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë njoftimin e saj, e po ashtu edhe videoklipin e këngës ajo:

https://www.youtube.com/watch?v=Oluxhkg6TZ8

 

Artikuj të ngjashëm