E mbani mend Charlie’s Angels? Ja kush do luajë në filmin e ri

By

Filmi i famshëm amerikan po rikthehet. Charlie’s Angels tani do të ribëhet me regji të Elizabeth Banks me një kastë krejtësisht të re aktorësh.

Engjëjt e ri do të luhen nga aktoret Kristen StewartNaomi Scott dhe Ella Balinska.

Revista amerikane The Hollywood Reporter e ka konfirmuar se treshja do të jenë në rolet kryesore gjatë së enjtes.

Filmi në të cilin luajnë tri aktoret, të njohura edhe për rolet e tyre të mëhershme në filma interesantë, do ta ketë premierën me 27 shtator të vitit 2019-të. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm