E la djalin në shtëpi dhe iku jashtë vendit, Adelina Tahiri shpërthen në lot

By

Ka dy muaj që është bërë nënë dhe lidhja sa po vjen e po bëhet më e fortë me të birin e saj Jonin.

Këngëtarja shqiptare Adelina Tahiri, u bë nënë në moshën 26 vjeçare dhe Joni është fëmija i saj i parë nga martesa me avokatin maqedonas Serjozha Markov,me të cilin kurorëzoi dashurinë në fillim të këtij viti.

Ajo me bashkëshortin kanë ikur jashtë vendit ndërsa Jonin Adelina për herë të parë e ka lënë nën kujdesin e së ëmës së saj dhe kjo e ka mërzitur shumë këngëtaren.

Në një bisedë live në Instagram me ndjekësit e saj, Adelina ka thënë se ka shpërthyer në lot kur e ka lënë Jonin në shtëpi, megjithatë bashkëshorti e kishte mbështetur duke i thënë se duhet të mësohet të rrijë edhe pa prezencën e jonit afër saj. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm