E konfirmon Miriami, me Albanin do bëjnë dasmë

By

Se sa të dashuruar janë, u shihet në sy. Miriam Cani dhe Alban Skenderaj, janë ndër çiftet e preferuara të shqiptarëve.

Dyshja që ndajnë të njëjtin profesion, kanë 11 vjet në lidhje, janë të fejuar e kanë një vajzë, megjithatë nuk janë martuar ende.

Por, një dasmë do ketë medoemos dhe këtë e konfirmoi vet Miriami.

E ftuar në emisionin me Alketa Vejsiu, ‘Në kurthin e Piter Pan’, në TV Klan, Cani e pyetur nga fëmijët se kur do martohet, ka thënë se ende s’e kanë vendosur por një dasmë sigurt do ketë.

“Besoj se po. Kemi 11 vite bashke dhe vazhdojmë ta themi ‘besoj se po’. “Pastaj lindëm, pastaj themi kur të rritet dhe pak Ameli. Një ditë do të ndodhi, kjo është e sigurt”, ka thënë Miriami. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm