E konfirmon menaxheri: Skerdi së shpejti sjell këngë me Nora Istrefin (VIDEO)

By

Më në fund u zbulua femra me të cilën Skerdi do të vijë në një bashkëpunim.

Ka qenë menaxheri i tij, Granit Muhaxheri, i cili gjatë rubrikës Play Station në kuadër të emisionit Sports Show në Klan Kosova, e pyeti artistin ‘kur po e qet kangen me Norën’, duke e konfirmuar këtë super-duet.

Akoma nuk ka detaje në lidhje me projektin i cili pritet të vijë së shpejti, megjithatë ajo që dihet është se Skerdi bashkë me Norën do të punojnë në studion e RedBox Entertainmet për këngën e re, pasi që artisti nga Shqipëria menaxhohet nga kjo kompani.

Kujtojmë që Skerdi së fundmi erdhi në bashkëpunim me Gjikon për këngën ‘Si Bugatti’ e cila numëron më shumë se 26 milionë klikime në youtube dhe u shndërrua në mega-hit për pak javë./Prive.al

https://www.instagram.com/p/BpPT2fbjNHg/?taken-by=skerdiago

Artikuj të ngjashëm