E konfirmoi edhe vet; Pas shumë spekulimesh, aktorja e njohur e pranon martesën

By

Është martesa e saj e dytë dhe tentoi ta mbajti të fshehur aq sa mundi.

Por aktorja e famshme amerikane Gwyneth Paltrow, përfundimisht e ka konfirmuar se është martuar me Brad Falchuk në një ceremoni private këtë të shtunë në East Hampton në New York.

46 vjeçarja ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram bashkë me burrin, duke lënë si detaj t’iu shihen vetëm duart dhe unazat e martesës në gishta.

Për aktoren Paltrow kjo është martesa e dytë pasi që vjet më parë u divorcua nga bashkëshorti i saj Chris Martin e bendit të famshëm britanik Coldplay me të cilin ka edhe dy fëmijë. /Prive.al

Gwyneth Paltrow and Brad Falchuk

 

 

Artikuj të ngjashëm