‘E diela shqiptare’ rikthen rubrikat e vjetra

By

Nesër rikthehet në ekran ‘E diela shqiptare’.

Pas një pauze të shkurtër në fillim të Janarit, programi popullor vjen sërish nga ora 12:30 në televizionin Klan.

Mirëpo, këtë herë duket se do ketë risi në përbërjen e rubrikave.

Krahas ‘Ka një mesazh për ty’, ‘Ne jemi çfarë hamë’, ‘BE Coffe’ e ‘Shihemi në Gjyq’ duket se Gjebrea me produksionin kanë menduar pasurimin me një rubrikë të pëlqyer.

Mësohet se tashmë do të rikthehet ‘Power Kids’ me në qendër fëmijët të vendosur në gara argëtuese.

Ndryshe, këtë gjysmë-sezon të ri nga Janari deri në Korrik e diela në ekranet shqiptare do jetë më ndryshe për faktin që pas disa vitesh terren plotësisht të lirë, Arditi do ketë në përballje Edi Manushin në Top Channel i cili në ekip, të Dielën do e ketë të ndërtuar tërësisht në emra të rinjë në moshë por edhe në ekran. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm